Navigation

Çfarë është "Social Impact Award"?

"Social Impact Award" është më shumë se thjesht një çmim. Është një program edukues 1-vjeçar mbi sipërmarrjen sociale, i dedikuar për studentët.


Ndërgjegjësim

Ndihmon zhvillimiin e aftësive sipërmarrëse nëpërmjet frymëzimit dhe ekspozimit ndaj kësaj fushe
Në 2016, 500 ekipe studentore krijuan & zhvilluan ide novatore të biznesi social. Pyetësori i vitit të kaluar tregon që 60% e projekteve të paraqitura janë zbatuar dhe se 35% e tyre gjenerojnë të ardhura.


Edukim

Mbështet pjesëmarrësit në zhvillimin e koncepteve të reja të sipërmarrjes sociale
Në 2016, u organizuar 182 seminare për 4.600 pjesëmarrës në 58 qytete nga 10 shtete të ndryshme. Në 2017, vënde të reja iu bashkuan progamit, ndër to dhe Shqipëria, duke zgjeruar kështu mbulimin gjeografik të seminareve.

Mbështetje

Mbështet ekipet më të mira me kapital financiar & këshillim të vazhdueshme përgjatë vitit.
35 projektet më të mira nga 2016 do të marrin një shumë prej 68.400€ si bursë verore / financim fillestar, anëtarësim të plotë tek Impact Hub Network dhe kanë qënë pjesë e proçesit të inkubimit intensiv 3-mujor.

Komunitet

Lidh pjesëmarrësit me komunitetin ndërkombëtar të sipërmarrësve dhe ekspertëve
Juritë eksperte të çdo vëndi vlerësojnë idetë dhe japin mendime dhe sugjerime mbi të gjitha projektet e paraqitura. Gjithashtu nëpërmjet votimit të komunitetit, në 2016 mbi 17.000 individ votuan për 93 finalistët e inkubuar nga 10 vënde.

Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close