• Hap!de Pogradec

    #YSBBalkans dhe #USAIDAlbania, në bashkëpunim me Impact Hub Viena dhe Institutin për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit, organizojnë në datat 24-25 Maj 2018, në Pogradec, aktivitetin “Hapide BarCamp Pogradec” (trajnim 2 ditor) për të rinjtë që kanë ide/nisma për ngritjen e sipermarrjeve me impakt social në fushen e bujqësisë dhe agroturizmit. Ky trajnim organizohet në kuadër të konkursit kombëtar “Social Impact Award Albania 2018”.
    Tre idetë më të mira qe dalin nga trajnimi i Pogradecit do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e programit të inkubimit të “Social Impact Award Albania 2018″ (Korrik – Shtattor 2018), në fund të të cilit tre startupet më të mira do të përfitojnë 2,000 Euro financim dhe do të dërgohen për të marrë pjesë falas në “SIA Global Summit” në Nëntor 2018, në Tbilisi, Gjeorgji.

    TË GJITHA SHPENZIMET E AKOMODIMIT (për datat 24 dhe 25 Maj ne darke) & USHQIMIT PËR PJESMARRËSIT MBULOHEN NGA ORGANIZATORËT.

    REGJISTRIMET pranohen deri ditën e Hënë, datë 21 Maj, ora 23:30, duke plotësuar formularin më poshtë ! https://goo.gl/UUaWdp