Navigation

 

NE PROMOVOJMË NJOHURITË DHE PRAKTIKAT E SIPËRMARRJES SOCIALE TEK STUDENTËT NË EVROPË

Ne e bëjmë këtë duke rritur ndërgjegjësimin për sipërmarrjen sociale, duke ofruar një program edukues një vjecar për të rinjtë që deshirojnë të transformojnë synimet e vakëta në veprime praktike për ndritjen e sipërmarrjeve sociale, duke u ofruar atyre mundësinë të firojnë aftësi praktike mbi sipërmarrjen, akses në burime dhe kontakte me sipërmarrës të ngjashëm & profesionistë, etj.

 

BESIMI YNË TEK TË RINJTË DHE TEORIA E NDRYSHIMIT

Ne besojmë tek fuqia e të rinjëve për të bërë ndryshimin. Ne bazohemi tek eksperienca e shumë vendeve dhe besimi se pjesa më e madhe e të rinjëve duan të bëjnë një ndikim pozitiv në shoqëri dhe se e kanë talentin dhe energjinë e duhur për ta bërë këtë gjë.

Ne besojmë se eksperiencat e fituar nga të rinjtë pjesmarrë në këtë program është e vlefshme për shoqërinë, pavarësisht nëse ata do të zgjedhin ti përdorin këto eksperienca më pas si sipërmarrës social, në organizime publike apo private, apo në forma të tjera të angazhimit të tyre civil. Ne synojmë që të rrisim numrin dhe pregatitjen e të rinjëve që përdorin talentin e tyre për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri.

Me shumë tërinjë dhe mbi 40 mijë studentë vetëm në Shqipëri, ne shikojmë një potencial të madh për edukimin dhe mbështetjen e brezit të ardhshëm të sipërmarrësve social në Shqipëri. Aktualisht, vetëm një përqindje e vogël e këtyre të rinjëve janë në kontakt dhe amrrin informacione praktike mbi temat e sipërmarrjes përgjatë edukimit të tyre formal dhe akoma më pak gjejnë mbështetje në ndërtimin e sipërmarrjeve sociale. Ne besojmë se Social Impact Award do të ndihmojë shumë prej këtyre të rinjëve të zbulojnë talentin e tyre, të fitojnë aftësi praktike dhe të ngrenë sipërmarrjen e tyre sociale.

 

Almost there

You need to register in order to submit your bulletin & vote.

× close